Në 24 orët e fundit në Shqipëri pesë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 228 raste të reja me koronavirus nga testimi i 1513 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 594 qytetarë.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 200.173 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 3.101 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 190.378 qytetarë, ndërsa janë 6.694 raste aktive.