Arbëri

Nga 3 janari, hyrja në Kosovë vetëm me certifikatë vaksinimi

 

Në masat e reja anti-COVID të Qeverisë së Kosovës, gjithë personat që hyjnë në Kosovë nga 3 janari e tutje duhet të kenë dëshminë e vaksinimit me dy doza. 

Deri në atë datë, personat që hyjnë në Kosovë lejohen me dëshmi vaksinimi me dy doza, apo të kenë një dozë të vaksinës së bashku me testin PCR jo më të vjetër se 48 orë apo një dozë të vaksinës së bashku me dëshminë se e ka kaluar COVID-19.