Gjeneralmajori Bashkim Jashari u emërua komandant i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Rrahman Ramës, të martën.
Ndërkaq, u njoftua se Rama do të shërbejë në një mision ushtarak jashtë vendit.
Kryeministri Albin Kurti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Rama do të jetë përfaqësuesi i Kosovës në RACVIAC (Qendra për Siguri dhe Bashkëpunim), e cila është e vendosur në Kroaci.
“Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC”, ka shkruar Kurti.