Arbëri

Ofrohen 20 mijë euro shpërblim për informatat që çojnë në kapjen e vrasësit në Gllogjan

 

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ofron 20,000 euro shpërblim për këdo që ofron informata që mund të çojnë në zbulimin e autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan, mbrëmjen e së premtes.

Në një njoftim për media të zyrës së kryeministrisë thuhet se Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbardhur sa më parë këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur kryerësin/it e kësaj vepre kriminale.