Ambasadat e huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare. Kjo për shkak se, sipas tyre, ka rrezik për një sulm të mundshëm deri më 30 nëntor.
Jozyrtarisht, KOHA ka mësuar se autoritetet e sigurisë janë të njoftuar për një rast të tillë, mirëpo nuk kanë parë rrezik dhe situata sipas tyre është nën monitorim.
“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton ç'do informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policorë. Varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, ka thënë Policia në një përgjigje për KOHËN.
Sipas informacioneve, kërcënimi i sigurisë thuhet se vjen nga një person i vetëm.
Në alarmime të tilla, ambasadat i njoftojnë punonjësit e tyre sa herë që ka informata për rreziqe të mundshme.
-
DASH-i paralajmëron për rreziqe të shtuara sigurie, objektet diplomatike në shënjestër
-
Ambasada u kërkon shtetasve kosovarë të mos shpërndajnë pamje të raketave në Emirate
-
Bëhet thirrje për kujdes maksimal për qytetarët e Kosovës që janë në Lindjen e Mesme
-
Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës me ushtrime të përbashkëta për reagim ndaj krizave
-
Policia paralajmëron për emailet false që po dërgohen në emër të institucionit