Arbëri

Policia po vazhdon hetimet, autobusi mbetet në vend të ngjarjes

Autobusi ndaj të cilit është gjuajtur me armë zjarri të premten në mbrëmje në fshatin Gllogjan, vazhdon të mbetet në vendin e ngjarjes, derisa edhe hapësira rreth tij është e rrethuar me shirita të vendosur nga Policia e cila po vazhdon hetimet e rastit.

Tre persona janë vrarë e një tjetër është plagosur, pasi një person gjuajti me kallashnikov në drejtim të autobusit në lëvizje, i cili po barte nxënës nga Gjakova për në Gllogjan të Deçanit.

Dyshohet se autori i krimit, ishte i maskuar në momentin e sulmit, ndërkohë që ende nuk është zbuluar identiteti i tij.

Policia është duke kryer hetimet në disa pista të dyshimta, të cilat nuk janë bërë.

Image