Mediat e huaja shkruajnë për tragjedinë në Gllogjan
Mediat e huaja kanë shkruar për ngjarjen e së premtes në Gllogjan, ku tre persona u vranë e një tjetër u plagos pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi që po barte nxënës.
Associated Press ka cituar zyrtarë të Policisë së Kosovës e të Emergjencës në Pejë të cilët kanë treguar për numrin e të vrarëve dhe gjendjen e të plagosurit.
Po ashtu, AP-ja ka cituar edhe zyrtarët më të lartë shtetërorë të cilët kanëshprehur dhimbjen për këtë rast dhe kanë kërkuar sjelljen para drejtësisë të autorit të krimit.
Përveç Associated Press, për ngjarjen tragjike në Gllogjan kanë shkruajtur edhe media të tjera prestigjioze si Washington Post e Reuters.