Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rasti i sulmit ndaj autobusit në Deçan duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë.
“Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjarët e viktimave dhe lutemi për shëndetin e personave të plagosur. Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet. Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Nga ky sulm me armë zjarri, mbetën të vdekur tre persona, ndërsa një i plagosur që është jashtë rrezikut për jetë.