Gjykata Speciale ka hedhur poshtë mocionet e mbrojtjes për rrëzimin e akuzave ndaj dy ish-udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Mbrojtja kërkoi nga Specialja që të hedh poshtë të gjitha akuzat ndaj Gucatit dhe Haradinaj, pasi sipas tyre, nuk ka prova të mjaftueshme përtej një dyshimi të arsyeshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor sipas Speciales, ekzistojnë prova të mjaftueshme, që i kanë konsideruar si konfidenciale, që Gucati e Haradinaj të mbahen ende në paraburgim.
Haradinaj dhe Gucati po akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurave penale, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Ata u arrestuan më 25 dhe 26 shtator të vitit 2020.