Arbëri

Në Prishtinë bëhet lirshëm fushatë anti-vaksinim, MSH-ja thotë se skeptikë ka kudo

 

Një broshurë me thirrje për mosvaksinim është duke u shpërndarë nga disa persona në kryeqytet. Ndonëse nuk japin më shumë informacione, ata lirshëm në sheshet e Prishtinës, po i furnizojnë qytetarët me të tilla broshura. E një gjë të tillë, Ministria e Shëndetësisë thotë se e ka parasysh, duke u bazuar edhe në skepticizmin e shumë personave për vaksinim kundër COVID-19.

Brenda broshurës gjenden informacione si “në vaksina gjendet dhjam derri”, “në vaksina ka qeliza të majmunëve”, “në vaksina gjenden pjesë të organeve nga fëmijët e abortuar”, “askush nuk duhet t’i marrë ato vaksina, në asnjë rrethanë”, “nëse besoni në sakrifikimin e fëmijëve tuaj atëherë vaksinojeni atë”, e të tilla thirrje të cilat si qëllim kryesor kanë mosvaksinimin e qytetarëve. Të njëjtat informacione sipas kësaj broshure, janë dhënë nga profesionistë shëndetësorë.