Arbëri

Meta zgjat shuplakën, Konjufca grushtin – keqkuptim mes dy politikanëve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nisur vizitën në Prishtinë. Pas takimit me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, Meta është pritur nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

E në përshëndetjen e tyre zyrtare nuk kishte “koordinim”. Dukej sikur loja “gur, letër, gërshërë”.

Meta zgjati dorën për përshëndetje, kurse Konjufca ofrojë grushtin. Kjo për shkak të masave anti-COVID.

Megjithatë, më pas dy politikanët janë përshëndetur ngrohtësisht, krah për krah dhe kanë vazhduar takimin.