Arbëri

Një i vdekur dhe gjashtë raste me COVID-19 sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të mërkurën se në 24 orët e fundit është shënuar një rast vdekjes si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja pozitive.

Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 1.575 mostrave të dyshimta për Sars Cov-2.

Në 24 orët e fundit janë shëruar tetë pacientë, e më këtë numri i rasteve aktive tash është 327.