Arbëri

Mot i vranët dhe me shi të martën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe e marta do të jetë ditë me shi dhe vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 8-10 gradë.

“Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë. Në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull. Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.