Arbëri

KPK-ja dhe KGJK-ja bojkotojnë vetingun, Ministria e Drejtësisë thotë se do të vazhdojë me reformën

Foto: KOHA
 

​Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor po e bojkotojnë punën e grupit punues që po bëhet për hartimin e legjislacionit për procesin e vetingut, mirëpo përkundër kësaj, në Ministrin e Drejtësisë thonë se kjo nuk do t’i pengojë ata që të vazhdojnë me reformën të cilët e konsiderojnë substanciale për sistemin e drejtësisë.

Opozita e konsideron të palogjikshme hartimin e vetingut pa përfshirjen e këtyre dy institucioneve të rëndësishme të drejtësisë, ndërsa shoqëria civile këshillon KPK-në dhe KGJK-në që të mos e ndjek politikën e inateve por t’i bashkohet punës për vetingun.