Arbëri

Më 26 nëntor mbledhja e përbashkët e Qeverive Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me ministrin e Brendshëm të Shqipërsë, Bledi Çuçi. Në takim ishte prezent edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi.

Takimi u mbajt një javë para mbledhjes së shtatë të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Kjo mbledhje mbahet më 26 nëntor.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në mes dy vendeve, me theks në fushën e sigurisë.

“U bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy vendeve tona dhe ato potenciale të reja në fushën e sigurisë. Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla u shprehën vullnetplotë për intesifikimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve në fushën e sigurisë, si fushë e interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.