Arbëri

Nesër pritet që KQZ-ja t'i shpallë rezultatet përfundimtare të rundit të dytë

Foto: Ilustrim
 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që nesër të shpallë rezultatet përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur me 14 nëntor. Kjo vjen pas përmbylljes të të gjitha proceseve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Megjithatë KQZ është në pritje të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nëse ka ankesa në ndonjë komunë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bënë të ditur për KosovaPress se të shtunën pritet të shpallen rezultatet e rundit të dytë të zgjedhjeve.