Qeveria e Kosovës ka prezantuar grupin punues për Strategji të Energjisë 2022-2031, me ç’rast kryeministri Albin Kurti ka thënë se sektori i energjisë është sektori prioritar për Qeverinë e Kosovës.
Kryeministri Kurti tha se gjatë 20 vjetëve të fundit në vend nuk ka pasur asnjë vendim më të mirë për qytetarët në këtë sektor, prandaj siç u shpreh ai me anë të kësaj strategjie do të sigurohet furnizim i rregullt i energjisë për amvisëri ashtu edhe për biznese, për të pasur zhvillim ekonomik dhe punësim.
Me këtë strategji të energjisë, Kurti tha se prioritet do të jetë bashkëpunimi me Shqipërinë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se me këtë strategji dhjetë vjeçare do të ketë rol në tranzicionin energjetik për dekarbonizim dhe energji të pastër.
Pjesë e hartimit të kësaj strategjie, përveç ekspertëve të fushës do të jenë edhe ata nga shoqëria civile.
-
Kurti: Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji
-
Kurti: Siguria energjetike është siguri kombëtare, Kosova ka kapacitete të kufizuara prodhuese
-
Kurti: Reduktimet e energjisë elektrike pothuajse janë hequr
-
Qeveria premton furnizim me energji, opozita kritikon refuzimin e gazit
-
Kurti: Qeveria e përkushtuar për siguri energjetike dhe energji të përballueshme për qytetarët