Arbëri

Tentim për përleshje fizike mes deputetëve të Shqipërisë, ndërhyn sigurimi

Descriptive Text

Një debat në distancë mes dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Ervin Salianji dhe Erion Braçe rrezikoi të përshkallëzohet në konflikt fizik mes të dyve.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Salianji e akuzoi ish-zv.kryeministrin se i del emri në përgjimet e prokurorisë italiane për çështjen e Rezart Taçit.

“A je ti zv.kryeministri që del në përgjimet e prokurorisë italiane… Mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta!”, i tha Salianji-Braçes, teksa ky i fundit po replikonte nga vendi.

Më pas të dy lanë vendet e tyre dhe u drejtuan për te njëri-tjetri, por ishin punonjësit e gardës që shmangën përleshjen./A2