Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeministri Kurti uron fituesit e zgjedhjeve - tregon defektet e VV-së

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar fituesit e balotazhit të 14 nëntorit, duke deklaruar se me kryetarët e zgjedhur të komunave do të bashkëpunojë.

I pari i Lëvizjes Vetëvendosjes tha se rezultati ishte jo i kënaqshëm për VV-në, dhe kjo vjen si rezultat disa defekteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Administrimi i procesit zgjedhor të balotazhit nga KQZ-ja ishte shumë i mirë. I uroj të gjithë kryetarët e komunave të cilët u zgjodhën dje. Ata do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin e korrupsionin, posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër, ku paratë tona po shpërlahen duke shkaktuar ndërtim të egër. Unë do të bashkëpunoj me ta. Rezultati vjen si rezultat i defekteve të brendshme si dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër VV-së”.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, VV-ja ka fituar në katër komuna, në Shtime, Gjilan, Kamenicë dhe Podujevë.