Arbëri

Përmbysja e madhe

Partia që udhëheq Qeverinë, e që në zgjedhjet nacionale të shkurtit kishte fituar mbi 50 për qind të votave, doli më së keqi nga partitë shqiptare. Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitojë në vetëm katër komuna - Gjilan, Shtime, Kamenicë dhe Podujevë. Por e humbi Prizrenin, derisa pati përmbysje të rezultatit nga rundi i parë në Prishtinë
 

Rundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunash ka prodhuar dramë elektorale dhe përmbysje rezultatesh. Partia Demokratike ka fituar më së shumti komuna nga partitë shqiptare - gjithsej nëntë, përfshirë Prizrenin. Pas saj është Lidhja Demokratike, e cila fitoi në kryeqytet dhe në gjashtë komuna të tjera, e pasuar nga AAK-ja me pesë. Partia që udhëheq Qeverinë dhe para disa muajsh fitoi mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet nacionale, VV-ja, ka fituar në vetëm katër komuna. Me fitoren e shënuar në Kllokot, Lista Serbe ka më së shumti komuna të fituara - gjithsej dhjetë. Procesi i zhvilluar të dielën në 21 komuna kaloi pa incidente të mëdha të cilat do ta cenonin mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Dramë elektorale ka prodhuar gara e balotazhit të dielën në shumicën prej komunave të Kosovës. Diferenca në vota ka qenë e ngushtë dhe fituesit janë përcaktuar krejt në fund të numërimit.

Partia që udhëheq me qeverinë, e që në zgjedhjet nacionale të shkurtit kishte fituar mbi 50 për qind të votave, doli më së keqi nga partitë shqiptare. Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitojë në vetëm katër komuna - Gjilan, Shtime, Kamenicë dhe Podujevë. Por e humbi Prizrenin, derisa pati përmbysje të rezultatit nga rundi i parë në Prishtinë.