Arbëri

Limaj: Malisheva u çlirua nga mashtruesit

Drejtuesit e Nismës e kanë shpallur fitoren në Malishevë. Kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Malisheva di të rreshohet kah e si duhet, derisa ka theksuar se sonte kanë fituar qytetarët e komunës.

“Malisheva ju qoi mesazh llaskucave se s’kanë çka kërkojnë këtu. Ekrem Kastrati personifikon qytetarin e Malishevës. Llapusha nuk i do mashtruesit. Ju aktivistë keni pasur presion por kur do populli s’ka kush që e mposht”, theksoi ai.

Limaj deklaroi se sonte është çliruar Malisheva prej mashtruesve dhe matrapazëve.

“Kastrati do te ketë kryetar i gjithë qytetarëve të Malishevës. Ju kurrë s’më keni lënë mua as unë kurrë s do të ju lë juve, do të punoj përgjithmonë për Malishevën.”

Sipas rezultateve preliminare, Kastrati i Nismës ka 10.118 vota apo 53.82 për qind, ndërsa Isni Kilaj i PDK-së 8.680 vota apo 46.18 për qind.

Kandidati i PDK-së për kryetar Isni Kilaj, e ja uruar kunderkandiatin e tij Ekrem Kastratin.

"E uroj kundërkandidatin për fitore! Populli ka vendos! E respektoj vendimi e tij!" ka deklaruar Kilaj për KOHËN.