Arbëri

Projeksioni i KOHËS: AAK-ja mban Gjakovën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar edhe një mandat në Komunën e Gjakovës, sipas projeksionit të KOHËS. Ardian Gjini do të jetë kryetar edhe për katër vjet pasi ka marrë shumicën në rundin e balotazhit ndaj rivales Mimoza Kusari-Lila së Lëvizjes Vetëvendosjes. Gjini ka fituar 55.2 për qind të votave, ndërsa Kusari-Lila 44.8 për qind të votave.

Në ndarje gjinore, Gjini ka marrë shumicën prej 60.6 për qind të votave te burrat, ndërsa kundërkandidatja e tij pati shumicën e lehtë prej 51.8 për qind të votave te gratë.

Gjini po ashtu fitoi shumicën e votave te moshat më të reja, ndërsa Kusari-Lila mori më shumë vota vetëm në grupmoshën 56-64 vjeç.

Kusari-Lila ka marrë 60.1 për qind të votave në zonën urbane, ndërsa Gjini ka marrë 71.8 për qind në zonën rurale.