Arbëri

Projeksioni i KOHËS: Hyseni rrëzon Hazirin nga pushteti në Gjilan

Lutfi Haziri nuk do të jetë më kryetar i Komunës së Gjilanit, sipas projeksionit të KOHËS për balotazhin në këtë komunë, të mbajtur të dielën. Atë e ka rrëzuar nga pushteti Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje.

Rezultati tejet i ngushtë në këtë komunë është brenda margjinës së gabimit prej 3 pikë të përqindjes.

Hyseni ka marrë 50.9 për qind të votave, ndërsa Haziri bie nga pushteti me 49.1 për qind të votave.

Votat në baza gjinore ishin tejet të përafërta, ndërsa dallimin duket se e ka bërë grupmosha prej 18 deri 25 vjeç. Në këtë grupmoshë Hyseni fitoi 61.2 për qind të votave, ndërsa në të gjitha grupmoshat tjera rezultatet ishin tejet më të ngushta.