Arbëri

14 raste pozitive me COVID-19 të dielën në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 14 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 1,823 personave të dyshuar për koronavirus.

Numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në shifrën 160.948.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Numri i të vdekurve është 2980.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 428, ndërkaq të shëruar në 24 orët e fundit janë 6 persona.