Arbëri

Ibrahimi: Duhet të vendosen kritere të reja për balotazhin

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se ka ardhur koha që të shqyrtohet Ligji për Zgjedhjet Lokale dhe të bëhen ndryshime sa i përket balotazhit.

Ibrahimi ka thënë në “Zgjedhjet në KOHË” të KTV-së se duhet të përcaktohen kritere të reja për balotazhin, pas në çdo zgjedhje lokale po shkojnë shumë komuna rundin e dytë.

“Ka ardhur koha që të shqyrtohet Ligji për zgjedhjet lokale. Shpresojmë që vitin e ardhshëm të fillojë të shqyrtohet ky ligj dhe të përcaktohen kritere të reja sa i përket balotazhit. Nëse diferenca mes kandidatit të parë dhe të dytë është mbi 50%, nëse kandidati i parë i ka 48% e i dyti 20%. atëherë besojmë që aty loja ka mbaruar dhe ne do t’i shqyrtojmë këto modalitete dhe të shohim nëse në zgjedhjet e ardhshme do të ketë ndryshime sa i përket balotazhit”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka thënë se pret që vitin e ardhshëm të fillojë të rishqyrtohet Ligji dhe se Asociacioni i Komunave të Kosovës është prezent në këto ndryshime.

Sipas tij, deri në fund të vitit 2022, procesi i rishqyrtimit të Ligjit mund të përfundojë.


10:03 - Ibrahimi: Vetëm 25,7% e buxhetit të shtetit i kushtohet komunave

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se vetëm ¾ e buxhetit të Kosovës ndahet për nivelin lokal.

Sipas tij, kjo i bie që 25.7% e buxhetit të shtetit ndahet për komunat.

Ibrahimi ka thënë se duhet të bëhet ndryshimi i Ligjit për financa lokale.

“Vetëm 25,7% e buxhetit ndahet për komuna. ¾ e buxhetit të Kosovës mbetet në nivelin qendror. Kemi kërkuar që të bëhet ndryshimi i Ligjit për Financa Lokale. Në këtë projektligj është neni sa i përket një granti për komuna, apo granti për investime kapitale. Tani për tani shpresojmë që këto ndryshime nuk dot ë ndodhin nga politika, sepse nga grupi i ekspertëve është definuar gjithçka”, ka thënë Ibrahimi.