Arbëri

Tre të vdekur e 625 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se tre persona kanë vdekur në Shqipëri si pasojë e COVID-19, në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të Ministrisë, në 24 orët e fundit janë kryer 3,230 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 625 persona.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.