Arbëri

Kusari-Lila: Tenderomania ka karakterizuar qeverisjen e Gjinit

Kandidatja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për kreun e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në Gjakovë po vjen ndryshimi.

Në “Zgjedhjet në KOHË”, Kusari-Lila, ka thënë se kundërkandidati i saj në balotazhin e të dielës, Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK) po i ikë debatit. Ajo ka akuzuar kryetarin aktual të Gjakovës për keqqeverisje. Ka thënë se tenderomania ka karakterizuar qeverisjen e Gjinit.

“Nuk ka asnjë substancë qeverisja e tij. E para që e ka karakterizuar qeverisjen e tij është tenderomania. Tenderët për projekte kapitale, ku fitojnë kompani të caktuara, e përsëritet kjo gjatë gjithë mandatit 4-vjeçarë. Më pas punësimet partiake e politike, në të gjithë sektorët. Mungesë e çfarëdo ngritje të mirëqenies së përgjithshme”, ka thënë Kusari-Lila.