Arbëri

Sot nis fushata zgjedhore për garën e balotazhit

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Sot në Kosovë nis zyrtarisht fushata pesëditore për raundin e dytë të zgjedhjeve, të cilat do të përcaktojnë kryetarët e rinj në 21 komuna dhe të mbahen më 14 nëntor.

Prishtina shkoi në garën e balotazhit ndërmjet Arben Vitisë së LVV-së me 45.54 për qind të votave dhe Përparim Ramës së LDK-së me 29.17.