Arbëri

Objektiv i Shqipërisë, mbështetja e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

 

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë ka bërë të ditur edhe për mbledhja e përbashkët e dy qeverive që do të mbahet në fund të nëntorit në Durrës

Një ndër objektivat e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë është edhe forcimi i marrëdhënieve me vendet e rajonit, si dhe mbështetja e Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare. Ndërsa nisja e negociatave për anëtarësimin në BE dhe përfaqësimi me sukses në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të jetë objektivi kryesor i Qeverisë Rama për vitin 2022.

Kështu bëri me dije ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, ku u shqyrtua dhe më pas u miratua në parim projektligji “Për buxhetin e vitit 2022”. Ministrja prezantoi objektivat për vitin 2022, ku theksoi se projektbuxheti do të mundësojë zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare, zbatimin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale dhe menaxhimin e asistencës financiare të BE-së.