Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Ndërkohë të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i juglindjes.