Arbëri

Bedri Hamza jep dorëheqjen nga posti i deputetit

Bedri Hamza, i zgjedhur kryetar i Mitrovicës së Jugut në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ka dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se dorëheqjen e ka dorëzuar sot.

Si deputet i PDK-së, ai ishte edhe nënkryetar i Kuvendit.

“Sot kam dhënë dorëheqje nga posti i deputetit dhe i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ka qenë nder dhe privilegj të jem përfaqësues i juaj në Kuvend. Tani, është nder, privilegj e më së shumti përgjegjësi t’ju shërbej si kryetar i komunës. Për një Mitrovicë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Hamza.

Ai fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke marrë mbi 50 për qind të votave.