Arbëri

ZPS-ja duhet ta dorëzojë dosjen paraprake në rastin Thaçi dhe të tjerët deri më 17 dhjetor

 

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kohë deri më 17 dhjetor që të dorëzojë dosjen paraprake në rastin kundër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi.

Në të vërtetë gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou gjatë konferencës për ecurinë e çështjes Thaçi dhe të tjerët, më 29 tetor, ka lëshuar vendim gojor ku ka urdhëruar ZPS-në që deri më 17 dhjetor ta dorëzojë dosjen paraprake.