Arbëri

​Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe sot mbi vendin tonë do të mbretërojë mot kryesisht i ngjashëm.

Në mëngjes parashihet të ketë mjegull, kryesisht nëpër ultësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.