Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës edhe të premten ka mbajtur protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar miratimin e ligjit dhe kthimin në vendet e tyre të punës.
Ibadete Hasani-Berisha nga Sindikata e Lotarisë, tha se edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme nuk është marrë asnjë hap në realizimin e kërkesave të tyre.
Ajo ka sqaruar se pa punë kanë mbetur mbi 60 persona të cilët nuk janë ndihmuar nga shteti.
Qeveria i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët. /EO
Artikuj të ngjashëm
-
Fermerët “lajnë” me qumësht Ministrinë e Bujqësisë
-
“Lëvizja Revolta” kërkon transparencë lidhur me aplikimet për shtetësi
-
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet me protestë dhe me festë në Kosovë
-
Në protestën kundër kapitalizmit, Policia arreston disa pjesëmarrës
-
Punëtorë të sektorit privat paralajmërojnë: “O drejtësi, o s’ka qetësi”