Arbëri

Ministria e Arsimit bën kallëzim penal ndaj Komunës së Prishtinës

Procesi i përzgjedhjes së drejtoreshës Fahrie Retkoceri në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, po konsiderohet i paligjshëm nga Ministria e Arsimit. Nga MASHTI kanë bërë të ditur se kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës ta anulojnë konkursin, por këta të fundit nuk e kanë bërë një gjë të tillë e si pasojë, Inspektorati i Arsimit ka bërë kallëzim penal ndaj komunës
 

Inspektorati i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë kallëzim penal kundër Komunës së Prishtinës, për siç kanë thënë parregullsitë në konkursin për përzgjedhjen e drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore. Teksa, në gjimnazin “Sami Frashëri”, qe dy ditë është duke u bojkotuar mësimi për shkak se mësimdhënësit po e kundërshtojnë zgjedhjen e drejtoreshës së re

Procesi i përzgjedhjes së drejtoreshës Fahrie Retkoceri në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, po konsiderohet i paligjshëm nga Ministria e Arsimit. Nga MASHTI kanë bërë të ditur se kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës, ta anulojnë konkursin, por këta të fundit nuk e kanë bërë një gjë të tillë e si pasojë, Inspektorati i Arsimit ka bërë kallëzim penal ndaj Komunës.

“Ju njoftojmë se e gjithë ecuria e procesit të përzgjedhjes së drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore në Komunën e Prishtinës është zhvilluar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës, që rregullon këtë segment. Për këtë proces, inspektorët e arsimit fillimisht i kanë lëshuar komunës rekomandim për anulim të konkursit e më pas kanë nxjerrë edhe vendim, por komuna nuk ka reflektuar. Kurse pas këtyre veprimeve, Inspektorati është detyruar të bëjë kallëzim penal ndaj Komunës së Prishtinës dhe me rastin janë duke u marrë institucionet kompetente. MASHTI vlerëson se procesi mësimor nuk duhet të pengohet nga askush dhe duhet të zhvillohet normalisht, sepse çështja e përzgjedhjes së drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore tashmë është adresuar tek institucionet kompetente”, kanë thënë nga Ministria e Arsimit përmes një përgjigje me shkrim për KOHËN.