Arbëri

Von Cramon pritet në Serbi me brohoritjet “Nuk do na e merrni Kosovën”

 

Me brohoritjet “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të na e merrni Kosovën” është pritur në Loznicë të Serbisë, eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Carmon, pak pasi ajo kritikoi Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Serbisë.

Përkrahësit e Partisë Përparimtare Serbe e pritën Von Cramonin në Gornje Nedelice dhe me rastin e mbërritjes së përfaqësueses së Partisë së Gjelbër gjermane dhe të Parlamentit Evropian, kanë bërtitur: “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të na e merrni Kosovën”, ndërsa pasi që ajo në anglishte i pyeti nëse duan që të diskutonin lidhur me ndonjë gjë me të, ata iu përgjigjën: “Jo, me ju... këtu serbisht, këtu flitet vetëm serbisht”.