Mëngjeset e ditëve të fundit të tetorit po vazhdojnë të jenë të ftohta dhe me ngrica. Por gjatë ditës së sotme moti do të jetë i kthjellët dhe me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë.
“Mot kryesisht i qetë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese. Kjo situatë meteorologjike vije si rezultat i masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.