Arbëri

Rezultatet përfundimtare të rundit të parë për kryetarë komunash shpallen të enjten

11 ditë pas ditës së zgjedhjeve lokale do të shpallen rezultatet përfundimtare të rundit të parë për kryetarë komunash, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se një gjë e tillë do të ndodhë të enjten me fillim prej orës 10:00.

Sipas rezultateve preliminare, 21 komuna janë duke shkuar në balotazh, ndërsa 17 tjera kanë përfunduar çështjen e kryetarit të ri qysh në rundin e parë.