Arbëri

Moti sot, maksimalja deri në 15 gradë Celsius

Descriptive Text

Mëngjes i ftohtë dhe mesditë me diell do të vazhdojë të mbizotërojë edhe sot në Kosovë.

Moti do të jetë i qetë, pa të reshura kjo vije si rezultat i masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i qetë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi, e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.