Zv.ndihmës sekretari i SHBA-së për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, ka thënë se marrëdhëniet e vendit të tij me Serbinë “nuk janë as të mira e as të këqija”.
“Janë të komplikuara”, tha Escobar në një intervistë për Al Jazeera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ketë përkrahjen e SHBA-së përderisa ndjek rrugën evropiane.
Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka folur edhe për situatën e tensionuar në Bosnjë-Hercegovinë, pas paralajmërimeve nga Republika Srpska “për kthim të sovranitetit të saj”.
Sipas tij, në Bosnjë nuk do të ketë luftë dhe se palët duhet të fokusohen në zhvillim ekonomik.
Escobar ishte në Bruksel para pak javësh, kur Kosova e Serbia arritën marrëveshje për targat e veturave.