Arbëri

Shtrenjtohet buka deri në 50 centë, reagojnë qytetarët

 

(KosovaPress) - Mëngjesin e së hënës qytetarët në disa lagje të Prishtinës, por edhe në qytete të tjera të vendit, përfshirë Pejë, kanë paguar 50 centë për gjysmë kilogrami bukë. Po ashtu, në këto vende janë shtrenjtuar edhe produktet e tjera të miellit, si byreku që nga 0.80 centë tashmë është 1 euro.

Ngritja e çmimeve të bukës dhe produkteve të miellit përreth 40 për qind po konsiderohet nga qytetarët si alarmante, për të cilën situatë kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të reagojë duke ndërmarrë masa.