Arbëri

Kurti takoi policët që u lënduan në aksionin kundër kontrabandës në veri

Foto: ZKM
 

Kryeministri Albin Kurti ka takuar të dielën zyrtarët policorë që kanë marrë lëndime trupore në aksionin kundër kontrabandës në veri të vendit më 13 tetor.

Përmes një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, në takim me zyrtarët policorë, ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë, Samedin Mehmeti, Kurti shprehu keqardhje për sulmin ndaj policëve duke theksuar se krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen.