Arbëri

Aliu për Ballkanin Përendimor: Qeveritë tona t'i forcojnë lidhjet ekonomike

 

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të modernizimit të transportit për Ballkanin Përendimor, organizuar nga Ministria e Investimeve Kapitale në Malin e Zi, së bashku me Sekretariatin e Përhershëm të Komunitetit të Transportit, dhe Nismën e Evropës Qendrore (NEQ/CEI), në Budva të Malit të Zi.

Ministri Aliu në fjalimin e tij hyrës, shprehu se është i nderuar të jetë pjesë e një arritje të madhe nga të gjithë ministrat përgjegjës për transportin, kështu duke shfrytëzuar edhe më tej mundësitë e bashkëpunimit mes vendeve tona në avancimin e zbatimit të reformave dhe politikave në fushën e transportit. Ai bëri thirrje që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet t'i forcojnë lidhjet e tyre ekonomike.