Arbëri

Ballazhi: Supremja s’do t’i anulojë zgjedhjet në Han të Elezit, nëse përsëriten fitoj edhe më thellë

 

Mehmet Ballazhi, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Hanit të Elezit, ka shprehur besimin që Gjykata Supreme s’do të vendosë sikur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për anulim të zgjedhjeve në këtë komunë.

Të enjten, PZAP-ja anuloi zgjedhjet e 17 tetorit duke vendosur që në Han të Elezit ka pasur presion ndaj qytetarëve për të votuar PDK-në, e cila në fund fitoi pa balotazh me 50.98 për qind, ndërsa Rufki Suma pas 12 vitesh si kryetar doli i dyti me 42.47.