Kandidati i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka reaguar pasi PZAP-ja mori vendim që kjo komunë të shkojë në rivotim.
Suma, të cilit iu pranua ankesa në PZAP se simpatizantët e PDK-së kanë bërë presion mbi qytetarët e Hanit të Elezit që të votojnë këtë subjekt politik, ka thënë se gjatë rivotimit shpreson të mos ketë presione mbi votuesit ashtu siç ndodhi më 17 tetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është vendim i popullatës se a fitojë apo jo tash në rivotim. Unë vetëm shpresoj që të mos ketë presione dhe ndikim te votuesit”, ka thënë Suma për KOHËN.
Suma tutje deklaroi se kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi, vizitoi të gjitha vendvotimet e Hanit të Elezit gjatë ditës së zgjedhjeve kinse në cilësinë e shefit të shtabit zgjedhor. Kryetari aktual i kësaj komune potencoi se një gjë e tillë nuk lejohet sipas ligjit.
“Ai vizitoi të gjitha vendvotimet kinse në cilësinë e shefit të shtabit zgjedhor. Sipas ligjit, nuk lejohet që një kandidat për kryetar apo për asamble të vizitojë vendvotimet e tjera, përveç aty ku duhet të votojë vetë”, shtoi tutje Suma.
KOHA provoi të kontaktojë edhe me kandidatin e PDK-së në këtë komunë, Mehmet Ballazhin, por i njëjti ishte i paqasshëm.
Në zgjedhjet 17 tetorit, Ballazhi i PDK-së doli fitues me 50.98 për qind të votave të përgjithshme, ndërsa Suma i dyti me 42.47 për qind të votave. Suma është në krye të Hanit të Elezit që nga viti 2007.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë thënë se duhet të priten të gjitha afatet ligjore për të organizuar zgjedhjet përsëri në këtë komunë. Deri nesër palët kanë kohë për t’u ankuar në Gjykatë Supreme, e cila për 72 orë duhet të kthejë përgjigjen definitive.