Në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 59 pacientë nga COVID-19.
Prej tyre 28 janë me oksigjenoterapi e dy janë në kujdesin intensiv.
Në Infektive janë 12 pacientë, në Pulmologji janë 24 pacientë post-COVID, ndërsa në Mjekimin Intensiv në Klinikën Infektive janë dy pacientë.
Në Spitalin e Prizrenit është një pacient, në atë të Gjakovës janë 6 pacientë, të Gjilanit 2 pacientë, të Mitrovicës 3 pacientë e të Ferizajt 6 pacientë.