Arbëri

Sot takohen grupet teknike të Kosovës e Serbisë në Bruksel për çështjen e targave

Sot takohet grupi teknike nga Kosova dhe Serbia në Bruksel për çështjen e targave të automjeteve.

Zëdhënësi i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka njoftuar të mërkurën se takimi i parë mbahet të enjten. Grupi punues synon të gjejë një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave mes Kosovës e Serbisë.

Para takimit, drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se do të diskutohet gjithçka e nevojshme për funksionimin e Grupit Punues.

“Ne po fillojmë me takimin e parë në të cilin do të diskutohet gjithçka që është e nevojshme për funksionimin e Grupit Punues, i cili është i nevojshëm për të arritur te një propozim për zgjidhjen që më vonë duhet të miratohet në nivelin e lartë”, ka thënë Petkoviq.