Arbëri

OEAK: Gjykata Komerciale, ndihmesë e madhe për operimin e bizneseve të vogla

 

Ndikimi dhe përfitimet nga themelimi i Gjykatës Komerciale për sektorin privat në Kosovë, si dhe përmirësimi i klimës së investimeve, ishin disa nga temat kyçe të cilat u diskutuan gjatë një forumi të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Programi i USAID për Drejtësi Komerciale, me hisedarë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe sektori privat.

Doarsa Kica-Xhelili, deputete dhe kryesuese e grupit punues pranë Komisionit Parlamentar Legjislativ theksoi rëndësinë e formimit të Gjykatës Komerciale dhe përmendi lehtësimin e operimit të bizneseve pas formimit të tij.