Arbëri

PDK-ja dënohet me 1200 euro pasi kandidati për asamblist vendosi poster gjatë heshtjes zgjedhore

 

Partia Demokratike e Kosovës është e detyruar nga PZAP-ja të paguajë gjobën prej 1200 eurosh për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore.

VV-ja e cila ka paraqitur rastin në PZAP ka thënë se ka parë se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, kandidati Amir Mustafa për Kuvend Komunal në Prishtinë nga PDK, ka vendosur material zgjedhor (poster) lidhur me fushatën zgjedhore të subjektit politik të tij.