Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PZAP gjobit LDK-në me 6500 euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur LDK-në me 6500 euro për shkelje të ndryshme, nga përdorimi i personave nën moshën 15-vjeçare për përfitime elektorale e deri te thyerja e heshtjes zgjedhore.

LDK-ja në Lipjan është gjobitur me 2500 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes, me rastin e përdorimit të personave të moshës nën 15-vjeçare me qëllim të përfitimit elektoral.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë dy gjoba nga 800 euro ka marrë për thyerje të heshtjes zgjedhore, dhe një prej 1200 euro për thyerje të heshtjes zgjedhore nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ndërkohë LDK-ja në Prishtinë është gjobitur me 1200 euro për vendosje të posterëve në hapësira publike, në shtyllë elektrike, me rastin e promovimit të subjektit dhe kandidatit për kryetar komune.